MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër, kostumografja Samka Ferri nderohet me çmimin kombëtar për vepër jetësore

27 Mars, 2025 - 5:23 pm

Në Ditën Botërore të Teatrit, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatër 2024.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, i dhuroi çmimin kombëtar për vepër jetësore kostumografes Samka Ferri.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin: Alban Beqiraj, Aurita Agushi, Agon Myftari, Blerta Syla Surroi dhe Xhevdet Doda.

Ministri Çeku në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se MKRS-ja dhe Qeveria u është falënderues të gjithë atyre që përbëjnë kominitetin teatror, nga ata të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët/et në skenë, skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra profesionale e deri te pjesa që i shohim më pak, por që janë shumë të rëndësishëm, ata që qëndrojnë prapa skenave të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit./KultPlus.com

Të ngjajshme