MKRS me 4 tetor takim me qytetarët, prezanton Draft Projektligjin për Sport

2 Tetor, 2023 - 4:00 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2023 ka paraparë hartimin e Draft Projektligjit për Sport si dhe ndryshimet në kornizën ligjore për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive për të përmirësuar tutje kornizën ligjore ekzistuese në fushën e sportit.

Takimi me qytetarë do të organizohet në kuadër të konsultimeve publike rreth Projektligjit për Sport si dhe prezantimin e propozimeve fillestare për ndryshime në Ligjin përkatës.

Qëllimi primar i këtij takimi është inkorporimi i komenteve dhe propozimeve lidhur me dy nismat legjislative të lartpërmendura.

Takimi do të mbahet me 4 tetor duke filluar nga ora 13:00, në Kino Armata. / KultPlus.com

Të ngjajshme