MKRS të hënën prezanton konceptin zyrtar të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

15 Shtator, 2023 - 11:21 am

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, do të bëjnë prezantimin e procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ceremonia do të mbahet me 18 shtator 2023 (të hënën), ora 18:00, në Qendrën për Praktikë Narrative, në Prishtinë.

Po ashtu, në po këtë ngjarje, do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030. / KultPlus.com

Të ngjajshme