Modelet perëndimore dhe fryma baroke në ikonën e “Ungjillëzimit” të MKAM

25 Mars, 2025 - 1:17 pm

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar (MKAM) publikoi në rrjetet sociale ikonën “Ungjillëzimi” e cila dëshmon tendencën që kishin piktorët për modelet perëndimore në stilizim dhe frymën e barokut.

Ikona e ka origjinën nga kisha e “Ungjillëzimit” në Tiranë. Në këtë ikonë, virgjëresha është e ulur në një fron të dekoruar dhe të gdhendur sipas stilit barok.

Kryeëngjëlli Gabriel me veshjen e tij të shndritshme që rrjedh nga pas, qëndron mbi një re duke zbritur me këmbën e majtë për të krijuar një atmosferë të bukur. Ai mban në dorën e djathtë një zambak të bardhë për t’ja dhuruar atë virgjëreshës Mari dhe duke treguar me dorën e majtë Shpirtin e Shenjtë, në formën e pëllumbit.

Veshjet luksoze dhe materialet me dantella tregojnë preferencat e autorit për dekoracione të pasura. Në ballkonet e ndërtesave të larta qëndrojnë profetët David dhe Solomon që shpesh janë prezentë në skenat e ungjillëzimit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme