Modestia e kryeministres së Danimarkës, poston fotografi duke pastruar (FOTO)

7 Shkurt, 2021 - 6:51 pm

Fotografia ku Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shfaqet duke kryer pastrimin e shtëpisë është bërë tejet virale, shkruan KultPlus.

Ajo ka postuar në facebook një fotografi ku duket duke pastruar dritaret e shtëpisë, gjest ky tejet modest për një drejtuese shteti dhe një përditshmëri e zakonshme për gratë.

“Dielli i dimrit në fundjave”, – shkroi kryeministrja, përbri fotografisë që e publikoi vetë.

Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

“Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë, muajt e fundit.

Një të diel të gëzuar, të gjithëve”, shkroi ndër të tjera Frederiksen.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo, gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re, në historinë e Danimarkës. / KultPlus.com

Të ngjajshme