Monumentit ‘Djali dhe kali’ në Kamëz i vendoset maska mbrojtëse

5 Prill, 2020 - 6:30 pm

Gjersa i gjithë vendi ndodhet në karantinë për shkak të përhapjes së COVID-19, rrugët janë bosh.

Nëpër to shikohen vetëm forcat e ushtrisë dhe pak ata persona që kanë autorizimin për të lëvizur.

Skulptura “Djali dhe kali”, e vendosur në qendër të Kamzës në rrethrrotulimin e saj ka marrë një pamje krejt tjetër.

Monumentit të realizuar nga Vladimir Llakaj i është venë një maskë kirurgjikale si shenjë solidarizimi në këto ditë të rrezikshme për të gjithë.

Artisti është shprehur se skulptura që solli shumë pikëpyetje dhe kritika nga qytetarët e Kamzës ka si qëllim të edukojë dhe kulturojë vendin dhe me vendosjen e maskës ky qëllim po realizohet dyfish.

Monumenti shpreh edukim për të gjithë që të mos lëvizin pa mjete mbrojtëse si maska apo doreza për të shmangur përhapjen e koronavirusit, problemit kryesor të tanishëm të të gjithë botës/Shqiptarja / KultPlus.com

Të ngjajshme