7 Gusht, 2019 - 6:10 pm
Një këngë nga Gili do ta përthekonte mirë situatën kur gratë vriten prej burrave.
Dhimbja nuk do këngë, as fjalë, dhimbja mbetet e familjarëve edhe nga rasti i vrasjes së fundit.
Një grua është qëlluar për vdekje me një armë zjarri, nga bashkëshorti i saj.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të martën pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, ku fillimisht është raportuar për plagosje e më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës femër.
Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Sa e saherë pranë jush e keni parë një grua
Ajo nuk njeh njeri
Nuk flet me njeri
Ka hallet e veta.
Dhe shume njerëz të tjerë si kjo
kanë zemër të lënduar
Dje lufta i ka vra
Sot në liri po i vran jeta.
Krejt ti mund të bësh,
Mos ma shkel bukën,
se kjo sofër është e jona.
Shpejt, shume shpejt e harruam luftën
Fjalës LIRI s’po i lidhin shkronjat.
Ref: Leni lulet le të rriten
Mos e rëndo lotin
Mos ja shto tokës mërzinë!
Percka sot pëllumbat vriten
Mos pash zotin mos ma shëmto!
Ti për hirë të Parëve
Mos e rëndo lotin
Mos ja shto tokës mërzinë!
Per hire të të Vrarëve,
Mos pash Zotin, mos ma shëmto lirinë!
Sa herë pranë bustit t`heronjëve kalove ti krenar?
A ishe faqebardh? Turp a të ka ardh nga vet jeta?
Sa herë mendove, heronjët më mirë që nuk janë gjallë
se do të theheshi e do zhgënjeheshi nga e vërteta.
Krejt ti mund të bësh,
Mos ma shkel bukën,
se kjo sofër është e jona.
Shpejt, shume shpejt e harruam luftën
Fjalës LIRI s’po i lidhin shkronjat.
Ref: Leni lulet le të rriten
Mos e rëndo lotin
Mos ja shto tokës mërzinë!
Percka sot pëllumbat vriten
Mos pash zotin mos ma shëmto!
Ti për hirë të Parëve
Mos e rëndo lotin
Mos ja shto tokës mërzinë!
Per hire të të Vrarëve,
Mos pash Zotin, mos ma shëmto lirinë!