26 Maj, 2022 - 12:49 pm
Pianisti i talentuar 9-vjeçar grek Stelios Kerasidis, i cili po konsiderohet të jetë “Mozarti i ri”, përmes një videoje përcjell mesazhin kundër luftës, si dhe promovimin e monumenteve kulturore në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, shpërndau këtë video në rrjete sociale, duke e promovuar edhe djaloshin 9 vjeçar.
“Një mesazh kundër luftës dhe promovim i shkëlqyer i Shqipërisë sonë të bukur nga pianistit 9-vjeçar grek Stelios Kerasidis, që po fiton zemrat e publikut në gjithë botën si “Moxarti i ri””, shprehet Margariti.
Në videon e pianistit të talentuar grek shfaqen kalaja e Gjirokastrës, qyteti antik i Butrintit, Apolonia, etj.
Me një piano të vendosur në amfiteatrin antik të Butrintit, Kerasidis interpreton edhe një pjesë muzikore.
Pianisti 9-vjeçar Stelios Kerasidis dha një koncert në Tiranë dy ditë më parë, në kuadër të Javës së Kulturës së Greqisë. /KultPlus.com