MPJ e Spanjës: Njohja e pasaportave, në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës

8 Janar, 2024 - 10:25 am

Disa ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, Spanja i ka njohur pasaportat e Kosovës.

Lidhur me këtë, Ministria e Jashtme e Spanjës në një përgjigje për Klankosova ka thënë se ky zhvillim në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës.

Në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se pa këtë vendim, kosovarët do të kishin probleme në vizitën e ligjshme të shteteve që nuk i njohin.

“Të gjitha shtetet që nuk e njohin Shengenin kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohjen e Kosovës. Pa këtë modifikim, mbajtësit e këtyre pasaportave do të kishin probleme në vizitat e ligjshme të shteteve që nuk i njohin”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së spanjolle.

Nga kjo ministri poashtu kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Spanja favorizon dhe do të vazhdojë të favorizojë dialogun Beograd-Prishtinë si një mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe synon të minimizojë ndikimin e tij tek qytetarët”, theksohet tutje në këtë përgjigje. / KultPlus.com

Të ngjajshme