5 Prill, 2021 - 9:25 pm
Notarja japoneze, Rikako Ikee, është kualifikuar për në garën e notit katër herë nga 100 metra stil i përzier, dy vjet pasi ishte diagnostifikuar me leukemi, raporton BBC, përcjell KultPlus.
Ikee u përlot pasi mbaroi garën në 57.77 sekonda në Tokyo Aquatics Center në kryeqytetin japonez, Tokio.
Asaj i duhej një shpejtësi prej 57.92 për qind, përderisa 57.10 për qind është standardi i kërkuar nga Federata e Notit e Japonisë për të garuar për këtë shtet këtë verë në 100 metra stilin flutur.
Arritja e saj bëhet edhe më emocionale kur dihet që Olimpiada do të mbahet pikërisht në vendlindjen e tij.
“Kurrë nuk kam menduar që do të mund t’i fitoj 100. Besoja më pak krahasuar me kualifikimet e para pesë vjetëve, dhe mendova që mund të fitoja vetëm në një të ardhme të largët”, ka thënë Ikee.
“Por, kam stërvitur për të fituar dhe i thosha vetes, ‘Jam kthyer’, teksa i futesha kësaj gare”./ KultPlus.com