6 Qershor, 2022 - 9:30 pm
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ngritur flamurin e Krenarisë në rezidencën e tij.
Në qershor shënohet muaji i krenarisë në Kosovë dhe janë paralajmëruar disa ngjarje dhe organizime. Ambasadori amerikan thotë se mezi pret që t’i bashkohet këtyre organizimeve.
“Këtë Muaj të Krenarisë, me krenari e ngre flamurin e Krenarisë në rezidencën time. Së bashku me të gjithë anëtarët e komunitetit tonë, mezi pres të marr pjesë në ngjarjet e organizuara nga shoqëria civile në Javën e Krenarisë në mbështetje të vizionit tonë të përbashkët për të drejta të barabarta për të gjithë personat LGBTQI+.”, shkroi ai. / KultPlus.com
This Pride Month, I proudly raise the Pride flag at my residence. Along with all our community members, I look forward to participating in civil society-organized Pride week events in support of our shared vision of equal rights for all LGBTQI+ people. https://t.co/e8bdCoCZ7U pic.twitter.com/b6J9RlZUoS
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 6, 2022