Muaji i Rinisë në Kosovë me aktivitete të shumta

11 Gusht, 2022 - 7:32 pm

Nesër, 12 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Duke filluar nga sot, gjatë tërë muajit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar aktivitete me qëllim të fuqizimit, integrimit, e përmirësimit të mirëqenies së rinisë.

Të rinjtë tanë do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në bashkëbisedime mes të rinjve, shfaqje të ndryshme, ekspozita e punëtori, mbrëmje poetike, tryeza diskutimesh, aktivitete sportive e rekreative që do t’u japin mundësi t’i shprehin idetë e tyre e të diskutojnë mbi çështjet dhe sfidat me të cilat përballen në përditshmëri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në këto aktivitete, duke theksuar se ata janë shtyllë kryesore e shoqërisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme