18 Nëntor, 2023 - 10:41 pm
Kosova ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Zvicrës në “St Jakobs-Park”, sfidë kjo e vlefshme për raundin e nëntë të kualifikimeve për Euro 2024.
Ishte Muhamet Hyseni ai i cili në minutën e 81-të arriti të shënojë për 1-1 pas një aksioni shumë mirë të organizuar nga Kosova.
Për Hysenin kjo ishte paraqitja e tij e parë zyrtare për përfaqësuesen e Kosovës dhe ky gol kishte rëndësi mjaft të madhe për të dhe mund të vërehej në gjestet e tij. / KultPlus.com