12 Maj, 2023 - 3:23 pm
Vau i Dejës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë bukuritë e shumta natyrore që ofron kjo zonë.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vaun e Dejës, për të përmbyllur fushatën elektorale të 14 majit, ndau në rrjetet sociale pamje nga restorant “Mullari”, një ndërthurje mahnitëse e traditës me shijen dhe bukuritë natyrore.
“Mullari i Resit në Vaun e Dejës, një kryevepër arkitektonike e konceptuar dhe ndërtuar nga vetë Resmiu, me ftesën që kush e dëshiron mishin në prush apo krapin në tavë e ka adresën tek sofra e tij”, u shpreh Rama.
“Ndërkohë që unë po mjaftohem me një kafe në parkun fantastik të “Mullarit”, ku dëgjohet koncerti i zogjve në sfondin e Drinit pas kurrizit, në pritje të takimit përmbyllës të fushatës që do ta bashkojë Vaun e Dejës me trenin e fitores së 14 majit”, theksoi Rama.
Nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet me menu tradicionale anës tij, monumentet e shumta historike e kulturore, Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. / atsh / KultPlus.com