MuralFest në bashkëpunim me kampin ‘Bondsteel’ mbajnë aktivitet artistik me afganët e strehuar në Kosovë

16 Dhjetor, 2021 - 11:55 am

Këtë vikend që lamë pas, ekipi i MuralFest Kosova në bashkëpunim me Kampin “Bondsteel” organizuam dhe mbajtëm një aktivitet artistik me fëmijë, gra e meshkuj afgan të strehuar në kampin e refugjatëve “Camp Liya”.

Organizimin e një aktiviteti të tillë ekipi e mori shumë për zemër, fillimisht duke u nisur nga e kaluara e tyre e cila i ngjan aq shumë të tashmes të po këtyre refugjatë afgan të cilët gjetën strehim në vendin e Kosovës.

“Stafi i MuralFest Kosova është shumë i kënaqur me rezultatet e këtij aktiviteti, dhe po aq të impresionuar nga talenti i zbuluar nga shumë pjesëmarrës. Si organizatë, ideja se aktiviteti ynë mund të ketë shënuar sado pak ndryshim pozitiv në rutinën e të strehuarve afgan në Camp Liya është tejet përmbushëse”, shkruhet mes tjerash në postimin e publikuar nga MuralFest.

Kosova ka pranuar të strehojë rreth 2000 qytetarë afganë. Sipas ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes me SHBA-së, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm deri në një vit në vendin më të ri në Evropë. /KultPlus.com

Të ngjajshme