Musk bëhet njeriu i shtatë më i pasur në botë

11 Korrik, 2020 - 11:30 pm

Shefi i kompanisë së njohur për veturat elektrike “Tesla”, Elon Musk ka tejkaluar Warren Buffetin në listën e indeksit të “Bloomberg Billionaires” për t’u bërë njeriu i shtatë më i pasur në botë.

Pasuria e Muskut u rrit në më shumë se 6 miliardë dollarë, sipas Bloombergut, pasi që vlera e kompanisë “Tesla” në aksione u rrit për 10.8 për qind. Vlera e kompanisë së “Teslas” tash qëndron në 286.5 miliardë dollarë, shkruan CNN.

Musk është pronari i 20.8 për qind të aksioneve kompanisë “Tesla”, si dhe aksionari kryesor i “SpaceX”.

Pasuria e Buffet që ishte para Muskut ra javën që shkoi pasi që biznesmeni bëri donacion të aksioneve me vlerë prej 3 miliardë dollarë për organizatat bamirëse, si pjesë e planit të tij që t’ua japë shumicën e pasurisë ndërmarrjeve filantrope, transmeton KOHA.

Vlera e kompanisë “Tesla” u ngrit për më shumë se 500 për qind gjatë 12 muajve të fundit, duke e tejkaluar kështu po thuajse çdo kompani tjetër. Kjo kompani e veturave elektrike është kompania më e vlefshme në botë për momentin.

Musku 49-vjeç mund të bëhet personi më i pasur në botë, vend të cilin për momentin e mban drejtori ekzekutiv i Amazonit Jeff Bezos, bazuar në një pako të cilën e kanë miratuar aksionarët e “Teslas” në vitin 2018. Në fund të muajit maj, kompania “Tesla” i dha Muskut aksione me vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh si pjesë e planit të rritjes së kompanisë.

Musk tani ka pasuri në vlerën e 70.5 miliardë dollarësh.

Listës i prin Jeff Bezos me 189 miliardë dollarë, i ndjekur nga Bill Gates që ka 116 miliardë dollarë. /KultPlus.com

Të ngjajshme