Musk: Kërkohen së paku 1000 anije kozmike dhe 20 vjet për ndërtimin e qytetit të parë të qëndrueshëm në Mars

11 Nëntor, 2019 - 9:30 am

Tashmë dihet që Elon Musk planifikon të ndërtojë një qytet në planetin Mars dhe të dërgojë njerëz aty. Megjithatë, kjo nuk është një realitet – deri tani.

Ende ka disa gjëra që duhet të kujdesemi në Tokë. Kështu që, shpërngulja në Mars ende është një ide e largët, shkruan ubergizmo, transmeton Koha.net. Por, asgjë nuk e ndal Muskun të planifikojë dhe të ketë një ide në atë se çfarë do të duhej që të bëhej realitet.

Kur i është përgjigjur disa pyetjeve në Twitter, Musk ka thënë se kërkohet së paku 1,000 anije kozmike për të ndërtuar një qytet të vetë-qëndrueshëm në Mars.

Ai, po ashtu, shtoi se do të duheshin rreth 20 vjet për të transferuar miliona tonë “Mars Base Alpha” për ta bërë të qëndrueshëm sepse planetët rreshtohen çdo dy vjet.

Natyrisht, ky është vetëm një vlerësim i pasaktë, por është mjaft interesante të mësosh rreth qytetit në Mars nga vet Elon Musk.

Edhe pse nuk mund të jemi të sigurt se çfarë do të ndodh – pasqyrimet interesante nga përgjigjet e Muskut janë përfundimisht diçka që duhet shikuar duke konsideruar të gjitha zhvillimet e SpaceX-it deri tani.

Derisa dimë që Musku diskutoi rreth një misioni në Mars me ekip nga viti 2024, vetëm koha do të tregojë çfarë mund të bëhet tjetër e mundshme pasi të zënë vendin misionet e planifikuara. / KultPlus.com

Të ngjajshme