Musk lançoi startupin e zhvillimit të inteligjencës artificiale xAI

23 Korrik, 2023 - 11:31 pm

Elon Musk lançoi sot startupin e lajmëruar prej kohësh të inteligjencës artificiale xAI, duke zbuluar një ekip inxhinierësh me të cilët ai dëshiron të krijojë një alternativë ndaj Chat-GPT.

Startup-i do të drejtohet nga Musk, i cili është CEO i Tesla-s dhe pronar i Twitter-it, dhe i cili ka thënë disa herë se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të ndalet dhe të rregullohet.

“Po shpall themelimin e @xAI për të kuptuar realitetin”, shkroi Musk në Twitter.

Ekipi fillestar përfshin Igor Babushkin, një ish inxhinier i DeepMind, Tony Wu, i cili ka punuar për Google, Christian Segedi, një studiues i Google dhe Greg Young, i cili ka punuar për Microsoft.

Musk është drejtori i vetëm dhe Jared Birchall, drejtori menaxhues i zyrës së tij familjare, është sekretari.

Miliarderi tha në prill se do të krijonte TruthGPT, një inteligjencë artificiale që do të mbronte të vërtetën sa më shumë që të ishte e mundur, në mënyrë që të mos konkurronte me Bard të Google dhe Bing të Microsoft.

Inteligjenca artificiale gjeneruese erdhi në qendër të vëmendjes pasi OpenAI lançoi chatbot popullor ChatGPT nëntorin e kaluar, përpara Bard dhe Bing.

Kompania e re e Musk është e ndarë nga X Corp, por do të punojë ngushtë me Twitter, Tesla dhe kompani të tjera./alsatm/KultPlus.com

Të ngjajshme