12 Maj, 2023 - 9:33 am
Miliarderi Elon Musk deklaroi se kompania në pronësi të tij, Twitter, do të drejtohet nga një CEO të ri, shkruan faqja e internetit cnbc.com.
Musk theksoi përmes Twitter se ”CEO i ri, një grua, pa bërë të ditur emrit, do të nisë punën pas 6 javësh”.
Musk theksoi se do të mbetej kryetar ekzekutiv, duke mbikëqyrur produktet, softuerët dhe sistemet e Tesla-s, aksionet e së cilës u rritën me më shumë se 2%, një shenjë që investitorët ishin të kënaqur me lëvizjen.
Disa investitorë të Tesla-s ishin të shqetësuar se Musk ishte shumë i lodhur nga drejtimi i Twitter dhe se ai duhet të ridrejtonte kohën e tij për të udhëhequr kompaninë e automjeteve elektrike, në të cilën ai është gjithashtu CEO.
Në muajin prill, një numër aksionerësh progresivë të Tesla-s i kërkuan publikisht bordit të Tesla-s që të sigurojë që Musk t’i japë më shumë kohë prodhuesit të automjeteve.
Musk, i cili është gjithashtu CEO i prodhuesit të raketave të ripërdorshme ”SpaceX”, përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter më 28 tetor dhe menjëherë la gjurmën e tij duke shkarkuar drejtuesit kryesorë të kompanisë dhe pushoi nga puna qindra punonjës.
Nën udhëheqjen e tij, biznesi kryesor i reklamave të Twitter-it vuajti pasi disa kompani ndaluan fushatat e tyre promovuese me pagesë pasi shërbimi i mesazheve sociale pa një rritje të fjalimeve abuzive dhe retorikës.
Ai gjithashtu lejoi përdoruesit e ndaluar më parë të ktheheshin në platformë dhe krijoi polemika politike me deklarata të tilla si pretendimi se media ishte raciste kundër të bardhëve dhe aziatikëve./atsh / KultPlus.com