20 Qershor, 2024 - 6:30 pm
“Muza Competiton”, që mbledh të rinj të talentuar nga gjithë rajoni rikthehet në edicionin e tretë.
Projekti i suksesshëm i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, që mbështetet nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe ka si partner Top Channel finalizohet të enjten, më 20 qershor. Këtë herë do të jetë ambienti jashtë Piramidës së Tiranës, që do të shndërrohet në një pasaralë mode, ku 10 finalistet e përzgjedhura me kujdes nga juria, do të prezantojnë koleksionet e tyre, të gjitha punime dore.
Sipas producentes së projektit, Andriola Kambo, “Muza Competition” erdhi si ide për të kontribuar në turizmin rajonal dhe moda është mënyra e duhur për të motivuar të rinjtë dhe për të promovuar punën e dorës.
Kompeticioni përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Data 21 korrik, të dielën ora 21:00 në ekranin e Top Channel, “Muza Competition”!/TopChannel/KultPlus.com