Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë tërhoqi shumë vizitorë

1 Tetor, 2022 - 8:00 pm

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka tërhequr një  numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të këtij muzeu, mbi 55,000 vizitorë kanë vizituar në 9-mujorin e parë muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilët u njohën me historinë dhe traditat shqiptare.

“Vetëm gjatë muajit shtator rreth 13,500 turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar këtë muze”, theksoi muzeu.

Mbi 50 % e turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim. ./atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme