Muzeu Historik Kombëtar kujton Heroinat e Popullit: Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima

17 Korrik, 2023 - 10:37 am

Muzeu Historik Kombëtar kujton sot ndarjen nga jeta të Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës, Heroina të Popullit, pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Bule Naipi (1924-1944) lindi në Gjirokastër. Anëtare e PKSH menjëherë pas themelimit të saj. Mori pjesë në demostrata antifashiste; punoi për përhapjen e ideve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në popull e veçanërisht në radhët e të rejave e grave të Gjirokastrës, Libohovës e Konispolit. Për një kohë punoi në zonën e çliruar të Kurveleshit. Ishte një ndër organizatoret e grevës së bukës në Gjirokastër (1943). U kap në befasi nga forcat naziste dhe u torturua në burgun e Gjirokastrës ku dhe u var më 17 korrik 1944.

Persefoni Kokëdhima (1924-1944), lindi në Qeparo të Himarës. U aktivizua në grupet e rinisë komuniste dhe në fillim të vitit 1944 u hodh në radhët e Br. VI S. Mori pjesë në luftimet gjatë mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944. U zbulua dhe u arrestua e sëmurë rëndë në fshatin e lindjes. U torturua në burgun e Gjirokastrës dhe u var nga nazistët gjermanë më 17 korrik. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme