Muzeu Historik Kombëtar mbetet pa drita

4 Maj, 2023 - 11:00 pm

Në një kohë kur vendi po përgatitet të mirëpresë turistë, jo të gjithë institucionet janë gati.

Sot në Muzeun Historik Kombëtar shumë turistë të huaj për shkak të mungesës së energjisë u kthyen mbrapsht ndërsa të tjerë kërkuan rimbursimin e biletës.

Për gati dy orë për shkak të mungesës së rrymës elektrike ishte e pamundur që të kryheshin shërbimet në të gjitha pavijonet e vëna në dispozicion për vizitorët.

Sipas punonjësve të institucionit dëmi në rrjet ende nuk është riparuar, dhe si zgjidhje e përkohshme është bërë ndriçimi me gjenerator kryesisht në hapësirat ku kryhet shërbimi.

Një nga arsyet e problemit në rrjet sipas stafit është edhe amortizmi i sistemit elektrik që nuk është ndryshuar qysh nga koha kur është ngritur Muzeu.

Muzeu Historik Kombëtar është më i vizituari në të gjithë Shqipërinë./KultPlus.com

Të ngjajshme