Muzeu Historik Kombëtar veprimtari me nxënësit për rëndësinë e xhubletës

15 Janar, 2025 - 5:33 pm

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë informuese dhe argëtuese “E Ka Kush E Ka – Xhubleta” në shkollën 9-vjeçare jopublike DAS.

Kjo veprimtari zhvillohet me mbështetjen dhe ndihmën e CHwB Albania.

Nxënësit mësuan për rëndësinë e xhubletës, e cila identifikon trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar. Gjithashtu u argëtuan duke vizatuar lahutën sipas modelit të dhënë.

Xhubleta, si veshje tradicionale shqiptare, është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet më parë, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta, veshje tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.

Të ngjajshme