Muzeu Historik në rikontruksion të plotë

4 Gusht, 2023 - 10:40 pm

Muzeu Historik Kombëtar do i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rikonceptimit dhe në fund të vitit ky institucion do të shndërrohet në kantier, ku do të ndryshojë e gjithë linja e pavioneve për ta sjellë atë më të modernizuar. Në të njëjtën kohë, ky institucion do të pajiset edhe me stitemin e ngrohjes dhe ftohjes.

Ndonëse shumë herë është paralajmeruar për një ndërhyrje të plotë, kësaj radhe projekti është drejt fundit. Është në duart e ariktektëve për t’i shtuar detajet e fundit.

Ministria e Kulturës, Elva Margariti zbulon për televzionin Klan, konceptin e ndërhyrjes në institucionit më të madh muzeor.

“Ka tre shtylla kryesore ajo arkeologjike, etnografike me ekspozita kostumesh dhe ritualesh zakonesh. Shtylla e tretë më e rë ka qenë ajo e Gjuhës Shqipe, nëpërmjet personazheve që kanë mbajtur lart.”

Muzeu Historik Kombëtar ka funksionuar që prej 1981 dhe që atëherë ndërhyrjet kanë qenë të pjesshme. Kësaj radhe kjo ndërhyrje do të përfshijë çdo pavion dhe hapësirë fizike të tij.

“Ka hapësira rekretaive, ai duhet të jetë atraktiv dhe për vizitorin shqiptar, të ketë gjithmonë një tematikë që ndryshon dhe të rikthehet. Urojmë që të nisim këtë vit që vitin tjetër të jemi në kaniter.”

Pjesë po aq e rëndësishme do të jetë edhe koncepti multimedail, që do t’i shtohet Muzeut Historik Kombëtar ku ruhen dhe ekspozohen rreth 6200 objekte./Tv Klan/ KultPlus.com

Të ngjajshme