Muzeu i Krujës, i pashmangshëm në vizitat e të huajve në Shqipëri

3 Korrik, 2024 - 3:12 pm

Turistët e  huaj e kanë kthyer  Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në ndalesë të pashmangshme gjatë turit në Shqipëri, por në qytet nuk mungojnë edhe vizitorët vendas.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi se “në 6 muajt e parë të vitit ka pasur një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj në muze”.

“Konkretisht në periudhën janar-qershor muzeu u vizitua nga rreth 70 mijë vizitorë vendas e të huaj”, tha Hafizi.

Hafizi tha se një numër i lartë turistësh polakë kanë vizituar muzeun.

“Mbi 10 mijë polakë kanë vizituar gjatë vitit 2024 muzeun dhe duke parë trendin rritës do të përbëjnë numrin më të lartë të vizitorëve të huaj në këtë muze për këtë vit”, theksoi Hafizi.

Sipas tij, edhe turistët portugezë kanë vizituar muzeun.

“Numri i turistëve nga ky vend pritet të jetë i lartë këtë vit me shtimin e fluturimeve direkte nga Aeroporti i Tiranës drejt Portugalisë”, tha Hafizi.

Ai bën me dije se gjatë qershorit rreth 5 000 turistë polakë kanë vizituar qytetin e Krujës.
Muzeu ka zgjuar interesin edhe të turistëve nga Italia, Kina,Spanja, etj.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” vijon të mbetet një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme