16 Tetor, 2024 - 7:31 pm
Më shumë se 100 mijë objekte duke përfshirë thesare nga varri i mbretit Egjiptian,Tutankhamun, do të ekspozohen në një muze që ka hapur dyert për qytetarët në Kajro.
Më shumë se 20 vjet në përgatitje, Muzeu i Madh Egjiptian prej 120 hektarësh pranë piramidave të Gizës, do të shfaqë më shumë se 100,000 objekte, duke përfshirë thesare nga varri i mbretit Tutankhamun.
Koleksioni i paçmuar i djalit-mbret ende nuk është shfaqur, por vizitorët tani mund të shohin objekte që ndryshojnë nga statujat faraonike deri te sarkofagët dhe trupat e mumifikuar.
Muzeu fillimisht ishte planifikuar të hapej në vitin 2012, por kostoja, trazirat politike dhe më vonë, pandemia Covid-19, shkaktuan vonesa të përsëritura. Deri më sot, mega-projekti ka kushtuar më shumë se 1 miliard dollarë (768 milion £).
Hapja e pjesshme është një provë, pas hapjes së vitit të kaluar të sallës kryesore dhe shkallëve. Data zyrtare e hapjes ende nuk është shpallur./oranews/ KultPlus.com