Muzeu i ri i Gjermanisë Lindore ‘Minsk’ hapet pranë Berlinit

25 Shtator, 2022 - 4:00 pm

Një muze i ri, kushtuar artit, i krijuar gjatë ish-Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ) ka hapur sot dyert e tij për vizitorët në Potsdam, në Berlin.

I vendosur në një ish-ndërtesë restoranti me tarracë, që u rimodelua gjatë dy viteve, muzeu i ri i artit ‘Minsk’ nga koleksionisti, Hasso Plattner ekspozon vepra arti të RDGJ-së nga koleksioni i tij personal si dhe artin bashkëkohor.

Rreth 3200 bileta u shitën shpejt në fundjavë.

I ndërtuar në vitet 1970, ish restoranti ‘Minsk’ ishte një destinacion popullor në Potsdam, kryeqyteti i shtetit të Brandenburgut, që rrethon Berlinin.

Pas ribashkimit në vitin 1990, atje funksionoi vetëm një restorant për disa vite, përpara se ndërtesa të rrënohej gjithnjë e më shumë.

Në vitin 2019, fondacioni i Plattner bleu ndërtesën për ta rinovuar dhe për ta bërë të aksesueshme për publikun.

Ekspozita, e cila paraqet vepra arti nga artisti gjerman Wolfgang Mattheuer dhe artisti kanadez Stan Douglas, fokusohet në këndvështrime të ndryshme dhe do të qëndroj hapur deri në mes të janarit. Hyrja standarde kushton 10 € (9,6 dollarë)./ KultPlus.com

Të ngjajshme