Muzeu ‘Metropolitan’ në Nju Jork, me ekspozitë në nderim të Karl Lagerfeld

1 Tetor, 2022 - 5:30 pm

Muzeu ‘Metropolitan’ në Nju Jork do të përkujtojë stilistin e njohur Karl Lagerfeld, i cili vdiq në vitin 2019, me një ekspozitë me rreth 150 vepra të tij.

Shfaqja “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” do të hapet në muzeun e njohur pranverën e ardhshme dhe do të prezantojë metodologjinë unike të punës të stilistit me origjinë gjermane.

”Linjat fluide të Lagerfeld bashkuan dizajnet e tij për ‘Balmain’, ‘Patou’, ‘Chloé’, ‘Fendi’, ‘Chanel’ dhe brendin e tij me të njëjtin emër, ‘Karl Lagerfeld’, duke krijuar një punë të larmishme dhe pjellore të pashembullt në historinë e modës”, tha muzeu në një deklaratë.

Ekspozita do të hapet më 1 maj me mbledhjen prestigjioze vjetore të fondeve Met Gala, e quajtur gjerësisht “Festa e vitit”.

Ekspozita organizohet nga revista e modës ”Vogue”./ KultPlus.com

Të ngjajshme