8 Tetor, 2021 - 1:15 pm
Kjo luftanije është pjesë e një ekspozite në muze nënujor, që u hap në Gallipoli të Turqisë. Ajo është dëshmi e Luftës I Botërore.
Kjo luftanije, që është nga marina britanike e quajtur “HMS Majestic” është vetëm njëra prej 14 luftanijeve të tjera në Gallipoli, gadishull ky që u bë varrezë e flotave ushtarake detare që në kohërat e lashta.
Beteja e madhe e fundit, e ngushticës së Dardaneleve, që çon nga Mesdheu në Rusi, ishte dështim për forcat britanike e franceze, të cilat u tërhoqën pas disa muajsh luftimi, ku humbën jetën dhjetra mijëra persona.
Tani Turqia, ku duket se historia dhe politika janë të ndërlidhura fuqishëm, hapi këtë vend për zhytësit botëror.
Ky muze është si një makinë kohe, e cila na kthen pas në vitin 1915 dhe Luftën e Parë Botërore, ka thënë zhytësi Savas Karakas, i cili njëherësh është prodhues dokumentarësh. Ai ishte i pari që u zhyt kur ky muze u hap për publikun.
Sipas disa fotografëve nënujor, kjo është një mundësi e mirë që të kujtojmë të kaluarën.
Turqia synon që Gallipoli të bëhet destinacioni i ri për zhytësit që kërkojnë të dijnë për ngjarjet që i kanë dhënë formë botës së sotme.
Çdo luftanije në Gallipoli është si një medale për Turqinë, thonë ata.
Trupat aleate u hodhën në brigjet e këtij gadishulli me një fushatë për t’i pushtuar Dardanellet nga perandoria Otomane, e cila tashmë ishte duke u shuar.
Kjo betejë filloi në vitin 1915, me trupat aleate nga Franca, Britania, Australia e Zelanda e Re, kundër Otomanëve e Gjermanisë.
Ata synonin të siguronin një rrugë për në Rusi për të pushtuar Konstantinopojën, që në atë kohë njihej si kryqyteti i perandorive Bizantine dhe Otomane. Por hoqën dorë pas nëntë muaj luftimesh të ashpra, në të cilat vdiqën 130 mijë persona.
Në këtë betejë humbën jetën 25 mijë britanez, bashkë me 10 mijë trupa nga Australia e Zelanda, dhe 10 mijë nga Franca.
Falë kësaj beteje u formua Turqia moderne.
Gadhishulli Gallipoli vërtetë ka një histori dhe thesar të çmuar nënujor që ndodhet atje për më shumë se 100 vite, thonë ata që janë zhytur për të parë muzeun nënujor./KultPlus.com