20 Shkurt, 2020 - 4:22 pm
Një muzikante e cila ishte diagnostifikuar me tumor në tru në vitin 2013, tash kur i është nënshtruar operimit, ka luar me violinën e saj gjatë intervenimit, shkruan KultPlus.
Ngjarja ka ndodhur në spitalin ‘King’s College’ i cili ndodhet në Londër.
Ekipi mjekësor kishte kërkuar nga Dagmar Turner, 53-vjeçare, që të luante instrumentin për t’u siguruar që pjesët e trurit të cilat kontrollojnë lëvizjet delikate të duarve dhe koordinimin nuk po dëmtohen gjatë operimit. / KultPlus.com