9 Gusht, 2024 - 4:30 pm
Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 79-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.
Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7.000 viktimat.
Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140.000 persona.
Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore./ KultPlus.com