24 Gusht, 2023 - 7:55 pm
Ministria e Arsimit ka njoftuar së fundmi rreth procesit të blerjes së librave, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar rreth këtij procesi.
Postimi i plote:
“Të dashur prindër,
📚Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.
🟢Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.
🟢Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
📍Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë.
🍀Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!”, thuhet në postimin e ministres. /KultPlus.com