12 Qershor, 2022 - 7:00 pm
Vetëm pesë vjet më parë, ajo më në fund ndjeu prekjen e një dore në lëkurën e saj.
Me heqjen e plagëve të djegura, “vajza napalm” 50-vjeçare arriti të ndiente përkëdheljen e nipit të saj.
Sot Kim Phuc Phan Thi është “krenare” që është bërë simbol i paqes, por për vite të gjata fotoja e saj u bë e famshme në të gjithë botën duke i dhënë fund Luftës së Vietnamit.
Sot Kim Phuc jeton në Toronto. Ajo ishte nëntë vjeç kur më 8 qershor 1972, fotografi i Associated Press, Nick Ut, e përjetësoi atë në Trang Bang teksa ikte nga bombat e zjarrit të hedhura nga një aeroplan vietnamez jugor, e tmerruar dhe e zhveshur.
“Kam vetëm shkrepje të kujtimeve të asaj dite të tmerrshme. Po luaja me kushërinjtë e mi në oborrin e tempullit. Një avion fluturoi mbi kokat tona. Një zhurmë shurdhuese. Më pas shpërthimet, tymi dhe dhimbjet torturuese”, thekson ajo.
Sot një grua 59-vjeçare, vajza napalmike, bërtiste “Nóng quá, nóng quá!” (“Shumë nxehtë, shumë nxehtë”), por ka fotografi dhe kujtime të të tjerëve që tregojnë gjendjen e saj. Mes tyre Nick Ut, i cili jo vetëm e fotografoi, por edhe i shpëtoi jetën.
“Një foto e vetme mund të ndryshojë botën. E di sepse e kam bërë një”, ka shkruar fotografi sot në “Washington Post”, i vetëdijshëm se për shumëkënd se imazhi i vajzës së zhveshur me krahët e ngritur drejt qiellit, do t’a bënte atë fituesin e një Pulitzer, në përfundimin e luftës.
Sot “vajza napalm” ka një fondacion dhe udhëton nëpër botë në vendet e shkatërruara nga lufta për të ofruar ndihmë mjekësore dhe psikologjike për fëmijët që janë viktima të konfliktit.
“Unë e di se çfarë do të thotë të shohësh fshatin tënd të bombarduar, shtëpinë tënde të shkatërruar, anëtarët e familjes duke vdekur, trupat e civilëve të pafajshëm në rrugë. Tmerret e luftës së Vietnamit janë fatkeqësisht edhe sot në Ukrainë”, theksoi Kim./atsh/ KultPlus.com