10 Gusht, 2023 - 3:30 pm
Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) zbuluan se Marsi ka filluar të rrotullohet gjithnjë e më shpejt, gjë qe cila ka rezultuar me shkurtimin e ditës në Mars.
Studimi i cili u publikua në revistën “Nature” tregon se rrotullimet e Marsit janë përshpejtuar ndoshta për shkak të ndryshimit të masës së saj, për çka ditët në Mars u bënë më të shkurta.
“Sky News” raportoi se shkalla e rrotullimit të Marsit rritet me 4 milisekonda (njësia e këndit që përdoret për matjen e distancës midis yjeve në astronomi) çdo vit dhe për këtë arsye ditët në Mars shkurtohen me rreth një të mijtën e sekondës.
Shkencëtarët e NASA-s që vëzhgojnë këto ndryshime mendojnë se ndryshimi i masës shkaktohet nga akumulimi i akullit në polet e Planetit të Kuq ose nga rikthimi që përjetohet kur ekspozohen masat tokësore nën akull pas një epoke akullnajash.
NASA thekson se ndryshime të tilla në masën e planetit mund të shkaktojnë përshpejtimin e planetit, ashtu siç rritet shpejtësia e rrotullimit kur një patinator mbyll krahët e tij gjatë rrotullimit. Ndryshimi në shkallën e rrotullimit u zbulua nga shkencëtarët duke shqyrtuar të dhënat e 900 ditëve të para nga mjeti tokësor InSight në Mars.
Zbulimi u arrit përmes bashkëpunimit të InSight dhe rrjetit të NASA-s, Deep Space Network, një grup ndërkombëtar i antenave të mëdha radio në Tokë. Sebastien Le Maistre, drejtuesi i ekipit hulumtues, tha se ndryshimi ishte vetëm disa dhjetëra centimetra të distancës që Marsi përshkon në një vit.
Shkencëtarët besojnë se ekzaminimi i të dhënave që mbledh InSight mund të zgjasë shumë vite dhe mund të ofrojë shumë informacione të reja. InSight qëndroi në sipërfaqen e Marsit për katër vjet, por misioni i tij u ndërpre më 21 dhjetor 2022. / atsh / KultPlus.com