Nauseda bën thirrje për më shumë ndihmë për Ukrainën

13 Dhjetor, 2022 - 9:50 am

 

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, u ka bërë thirrje vendeve evropiane për më shumë ndihmë për Ukrainën, e cila është nën sulmin e Rusisë, përpara samitit të ardhshëm të BE-së.

“Mbështetja ushtarake, financiare, humanitare për Ukrainën mbetet detyra kryesore e të gjithëve”, tha Nauseda në një takim sot me ambasadorët e BE-së, në Vilnius.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ukrainasit të fitojnë. Vetëm kjo do të garantojë paqen në Evropë, paqen për të gjithë ne”, tha Nauseda.

Lituania është një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës, në nivel ndërkombëtar. Sipas qeverisë në Vilnius, ajo i ka ofruar Ukrainës një ndihmë ushtarake me vlerë 660 milionë euro (695 milionë dollarë), që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. /atsh / KultPlus.com

epa09931486 President of Lithuania Gitanas Nauseda speaks at a joint press-conference with his Moldovan counterpart (not pictured) during his official visit, in the Presidential building in Chisinau, Moldova, 07 May 2022. Nauseda supports Moldova’s effort for integration in the European Union and to aid in the ongoing refugee crisis amid the Russian invasion of Ukraine. EPA-EFE/DUMITRU DORU

Të ngjajshme