9 Prill, 2020 - 11:47 am
Shtabi i Emergjencës në Pejë ka njoftuar se masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë bërë më rigoroze.
Ky shtab ka njoftuar se ecja dhe shëtitja në grykën e Rugovës dhe pjesët e tjera natyrore janë të ndaluara.
Njoftim:
Te dashur qytetarë të Pejës
Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë bërë më rigoroze!
Mos u nisni për ecje e shetitje në gryken e Rugovës dhe as në pjeset tjera natyrore. Policia do t’ju kthen mbrapa!
Kjo masē është e domosdoshme për ta ruajtur jeten tuaj!
Me shpresë në mirëkuptimin tuaj
Shtabi i Emergjences. / KultPlus.com