13 Gusht, 2022 - 1:30 pm
Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë si dhe të biçikletave në hapësirat publike të kryeqytetit ku ka qarkullim të lartë të njerëzve, shkruan KultPlus.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të Kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.
Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në postimin e Ramës. /KultPlus.com