17 Shtator, 2024 - 9:31 am
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri me dije se po punohet për zbatimin e projektit “Përmirësim i turizmit potencial kulturor, nëpërmjet ndërhyrjes në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë”, për ndërhyrjet konservuese-restauruese në katër objekte unikale të trashëgimisë tonë kulturore në Voskopojë dhe Vithkuq, përkatësisht në Kishën e Shën Prodhromit, Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit, Kishën e Shën Pjetrit dhe Pavlit.
Punimet për konservimin e pikturave murale, të cilat po kryhen nga restauratori Adrian Çene dhe ekipi i tij, konsistojne kryesisht në ringjitjen e shtresave pregatitore, konsolidimin e pelikulit piktorik, pastrimin nga depozitimet dhe mbushjet e çarjeve.
Specialistët e Sektorit të Artit në IKTK po ndjekin në vijimësi nga afër zbatimin dhe ecurinë e këtyre ndërhyrjeve. Financues i ketij projekti eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit./atsh/KultPlus.com