18 Dhjetor, 2023 - 10:33 pm
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, arriti një sukses historik në vitin 2023.
Kualifikimi për herën e dytë në Kampionatin Evropian, solli gëzim të madh tek shqiptarët anekënd botës.
Për këtë shkak, Federata Shqiptare e futbollit, i ka ndarë skuadrës së drejtuar nga Sylvinho, një çmim goxha të veçantë.
“Nderi i Kombit në Futboll”, ishte çmimi që u nda për kombëtaren “Kuq e Zi”.
Sonte FSHF-ja në një mbrëmje gala, zgjodhi më të mirë për vitin 2023.
Vitin e ardhshëm në Gjermani, Shqipëria do të jetë në grupin B, bashkë me Italinë, Spanjën e Kroacinë.
Ky grup është quajtur si “Grupi i vdekjes”.