18 Tetor, 2019 - 5:57 pm
Balerina e njohur botërore me prejardhje nga Kuba, Alicia Alonso, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare. Alonso konsiderohet një nga balerinat më të mëdha të shek.XX
Alonso filloi të humb shkimin në moshë shumë të re, mirëpo ajo vazhdonte të performonte duke u mbështetur vetëm në dritat skenike, shkruan KultPlus
Pas revolucionit të vitit 1959, ajo ndihmoi në themelimin e Baletit Kombëtar të Kubës me udhëheqësin e atëhershëm Fidel Castro.
“Alicia Alonso ka shkuar dhe ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme, por të pamposhtur,” tha Presidenti Miguel Diaz-Canel. “Ajo e pozicionoi Kubën në altarin e vallëzimit më të mirë në të gjithë botën. Faleminderit Alicia për punën tënde të pavdekshme,” shtoi ai.
E lindur nën emrin e Alicia Ernestina de la Caridad Martínez del Hoyo më 21 Dhjetor 1921, ajo u shfaq për herë të parë në skenën e baletit në vitin 1931.
”Kur shikon teatrin e mbushur me njerëz, ndihesh gjallë, sikur ke rilindur. është ndjenjë e mrekullueshme”, tha ajo në një intervistë për BBC në vitin 2015.
Në vitet e 40-ta, ajo performoi role të mëdha në skenat e mëdha botërore.
Më 1948, ajo themeloi Ndërmarrjen e Baletit Alicia Alonso në kryeqytetin e Kubës, mirëpo kjo ndërmarrje u shua si pasojë e mungesës së financave. /KultPlus.com