19 Qershor, 2020 - 3:10 pm
Jean Kennedy Smith, ish diplomate dhe motra e presidentit amerikan John F. Kennedy, ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 92 vjeçare.
“Ky është fundi i një epoke,” u shpreh e bija, Kym Smith, për vdekjen e saj.
Smith ishte vajza më e vogël e Rose dhe Joseph Kennedy, lindur në Boston, Massachusetts, 20 shkurt 1928. Ajo ishte fëmija i tetë nga nëntë, në një familje që luajti një rol shumë të rëndësishëm në politikën amerikane për dekada.
Smith ishte ambasadore në Irlandë në vitet ’90 dhe pati shumë ndikim në luftën e vendit për paqe. Kjo ishte dhe arritja që ajo vlerësonte më shumë në një jetë të gjatë, të mbushur me vendime politike.
E bija konfirmoi se Jean Kennedy Smith ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj. / KultPlus.com