7 Janar, 2022 - 11:53 am
Peter Bogdanovich, shkrimtari-regjisori i nominuar për Oscar me filmin ‘The Last Picture Show’, ka vdekur në moshën 82 vjeç, transmeton KultPlus.
Bogdanovich vdiq pak pas mesnatës të së enjtes në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, tha vajza e tij Antonia Bogdanovich për The Hollywood Reporter.
“Pjetri ynë më i dashur ndërroi jetë sot nga komplikimet e sëmundjes së Parkinsonit”, shtoi familja në një deklaratë. “Familja Bogdanovich/Stratten dëshiron të falënderojë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre në këtë kohë më të vështirë.”/KultPlus.com