14 Nëntor, 2021 - 9:32 am
Wilbur Smith, i cili i tregoi botës për Afrikën, vdiq në Cape Town, Afrika e Jugut. Ai ishte 88 vjeç dhe ndërroi jetë pranë bashkëshortes së tij, Niso.
Wilbur Smith, mbreti i romaneve aventureske, një nga autorët më pjellorë dhe më të famshëm në botë, vdiq të shtunën më 13 nëntor në Cape Town, Afrikë e Jugut. Pasi aktori 88-vjeçar ndërroi jetë, ishte faqja e tij zyrtare ajo që e dha lajmin.
“Ai u largua papritur, pas një mëngjesi leximi e shkrimi, me gruan e tij Niso pranë tij,”-thuhet në njoftimin zyrtar.
Smith, i lindur më 9 janar 1933 në Broken Hill, Rodezia Veriore, Zambia e sotme, i kishte mbijetuar malaries dhe poliomielitit. Pas tre martesash, në vitin 2000 ai u martua me gruan e tij aktuale Mokhiniso Rakhimova. Ai dukej i lindur me qëllim për të rrëfyer aventurën dhe vlerësohet se më shumë se dyzet romanet e tij në botë kishin shitur rreth 140 milionë kopje.
Me një nga romanet e tij, “Zjarret e zemërimit” ai parashikoi të nesërmen e Afrikës së Jugut me personazhet që prisnin Nelson Mandelën dhe liderët nacionalistë Boer./KultPlus.com