8 Shkurt, 2023 - 10:46 am
Kryeministri Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë tha se ndërtesa e Qeverisë së Kosovës do të marrë ngjyrat e flamurit turk në shenjë nderimi për të gjitha viktimat që humbën jetën nga tërmeti.
“Qysh në mëngjes sot kam marrë iniciativë që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me pamjen dhe ngjyrat e flamurit të Republikës së Turqisë”.
Kurti tha se bashkë me ministrat Mehaj, Murati e Sveçla se do të flasin prapë dhe do të shohin se çka mund të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar të prekurit e tërmetit.
“Do të diskutojmë se çka mund të bëjmë shtesë për të ndihmuar njerëzit që u goditën në një mënyrë kaq tragjike e fatale. Urojmë që shërimi i të plagosurve të jetë sa më i shpejtë dhe i plotë”. /Express/ KultPlus.com