20 Shtator, 2020 - 10:40 am
Një rrokaqiell 390 metra i lartë me formë të pishtarit, do të jetë ndërtesa më e lartë në Japoni kur do të hapet në vitin 2027.
Duke qëndruar mbi një shesh të mbushur me gjelbërim në Tokio, ndërtesa do të ofrojë një vend për vëzhgim përmes së cilit vizitorëve do t’u japë mundësinë të shijojnë pamjen.
Edhe pse ky projekt ishte paralajmëruar në vitin 2016, pronari gjigant Mitsubishi këtë muaj ka publikuar dizajnin e inspiruar nga pishtari, ndërsa ka bërë të ditur edhe emrin e ndërtesës, “Kulla Pishtar”, raporton CNN.
Shumica e hapësirës në ndërtesën prej 63 katesh, do t’i kushtohet zyrave të punës, megjithatë dyqane dhe restorante, ashtu si një sallë madhështore me 2000 vende do të hapen në pjesën e poshtme të saj.
Në pjesën e sipërme të ndërtesës do të ketë hotel me rreth 100 dhoma, ndërkaq që “flaka” e pishtarit është rezervuar të jetë hapësirë për vizitorët që mund të shohin pamjen nga lart. Dizajni është parashikuar të ketë kuptimin e “pishtarit që ndriçon botën”, sipas deklaratave për media./ KultPlus.com