21 Shtator, 2023 - 11:00 pm
U deshën 8,660 orë punë dhe ajo përbëhet nga më shumë se 400,000 tulla Lego. Peshon më shumë se dy ton. Këto janë detajet e kopjes LEGO të supermakinës më të fuqishme të Lamborghini, Sian FKP 37.
Modeli, mbi të cilin kanë punuar 15 ekspertë, është prezantuar në Lubjanë. Ka elementë të ndryshëm ndriçimi dhe një brendshme jashtëzakonisht realiste.
Një nga skicuesit zyrtarë të Lamborghini-t e ka “veshur” atë me një ngjyrë të gjelbër të spikatur, duke përdorur një teknikë të veçantë ngjyrosjeje me rreze UV.
“Kjo është një makinë model 1:1 e Lamborghini Siana. Është në fakt një shembull unik i Lamborghini. Ai përbëhet nga më shumë se 400,000 tulla Lego dhe u deshën më shumë se 8,600 orë për t’u montuar. Pra, është një makinë e vërtetë ekzotike që mund të shihet vetëm këtu”, tha Andrej Ropert./abcnews/KultPlus.com