16 Mars, 2023 - 7:45 pm
Artisti anonim duket se ka parë instalimin e ri në qarkun anglez të Kentit duke u shkatërruar përpara se ta postonte në Instagram.
Vepra e re e artistit anonim Banksy, e titulluar “Morning is Broken”, është shfaqur rishtazi në pjesën jugore angleze të Kentit dhe tashmë është shkatërruar, transmeton Klan Kosova.
Murali, që përshkruan një person dhe një mace që po shtyjnë perde të valëzuara prej hekuri, u pikturua në një dritare me dërrasa të një shtëpie ferme të braktisur 500-vjeçare në Blacksole Farm në Herne Bay, sipas gazetës lokale të lajmeve Kent Online.
Banksy konfirmoi vërtetësinë e saj në një postim në Instagram të mërkurën (15 mars) që tregonte si punën e përfunduar ashtu edhe shkatërrimin e saj nga duart e punëtorëve të ndërtimit.
Punëtorët i thanë Kent Online se “u ndjenë shumë keq” kur kuptuan se kishin shkatërruar një vepër të vërtetë të Banksy.
Ndërtuesit tani kanë arritur të nxjerrin mbetjet e punimit nga rrënojat.
“Morning is Broken” është vepra e dytë e vërtetuar nga Banksy këtë vit në llogarinë e tij në Instagram, me të dyja të vendosura në Kent.
Puna e mëparshme, e shpallur nga artisti në ditën e të dashuruarve, mbajti një qëndrim kundër dhunës në familje./KultPlus.com