11 Korrik, 2023 - 1:14 pm
Një grua transgjinore është zgjedhur “Miss Universe Holanda” fundjavën që lamë pas, duke bërë historinë në Holandë.
22-vjeçarja Rikkie Valerie Kolle fitoi konkursin të shtunën, i cili e dërgojë atë automatikisht për të konkurruar në konkursin e ardhshëm “Miss Universe” gjatë këtij viti, ku femra nga e gjithë bota do të garojnë për kurorën e më të bukurës.
Miss Holanda e vitit të kaluar, Ona Moody dhe Miss Universe R’Bonney Gabriel ishin të pranishme në ceremoninë e dhënies së çmimit, ndërkohë që ajo nuk do të jetë gruaja e parë trans që do të konkurrojë për titullin Miss Universe pasi Angela Ponce nga Spanja e ka bërë këtë gjë në vitin 2018./ a2cnn / KultPlus.com