1 Korrik, 2023 - 11:31 am
Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin e veçanërisht në zonat bregdetare e urbane, po vijojnë kontrollet gjatë fundjavës, për monitorimin e lokaleve dhe hoteleve, për zbatimin e orarit të lejuar për muzikën.
Masat synojnë parandalimin e ndotjes akustike, si dhe zgjidhjen e ankesave dhe shqetësimeve që adresohen nga qytetarët.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.
Po ashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e profesional./atsh/KultPlus.com